KreuStil Jetese

Nga “gjyshe”, në ikonë stili: Kate Middleton “ e rregullon” dorën në videon e fundit!

Me flokët e mbledhur mire tashmë, dhe një bluzë të bardhë me një hapje të bukur në formë “V”-je nga firma Sandro, Kate Middleton i kënaqi këta radhë ndjekësit.

Edhe ata që u ankuan me një pamjeje të mëhershme të saj, ku e krahasuan me një “gjyshe” ( flokët dhe veshja aty e tregonin më të madhe në moshë), tani nuk patën më kritika.

Bluza e bardhë me kopsa përpara që kushton 145 euro, i ka pëlqyer të gjithëve.

Ndërkohë disa foto të mëvonshme tregojnë se edhe fustani i saj që u quajt “ stil i vjetër”, paska qenë frymëzuar nga një veshje e Dianës, ndërsa janë pëlqyer së tepërmi disa kombinime të tjera të Dukeshës gjatë lidhjeve me video që ka realizuar për evente të ndryshme në kohën e karantinës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF