KreuCelebrity

I ati shtrohet në spital, Rudina Dembacaj falenderon bluzat e bardha për kujdesin!

Postimi i fundit I Rudina Dembacaj nuk ishte nga ato të hareshmit që hedh ajo shpeshherë. Moderatorja këtë radhë i preku ndjekësit të cilëve u tregoi se i ati po kalon disa probleme shëndetësore jo të lehta, për shkakun e të cilave është shtruar në spital.

“Në përgjithësi nuk i tregojmë momentet e vështira në rrjete sociale. Jo për t’i fshehur, por për të mos transmetuar trishtim te ata që na ndjekin. Por…Ja vlen ta bësh publike kur ke falenderime të sinqerta për të thënë”, ka shkruar ajo. Rudina më tej falenderon mjekët dhe infermierët për kujdesin e treguar ndaj të atit, situata e të cilit duket se e ka shqetësuar mjaft, por ajo shpreson që ky moment i vështirë do të kalojë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF