Të shkurtra, të mesme apo të gjata; do të dashuroni çdo trend flokësh këtë sezon!

 

Kur bëhet fjalë për ngjyrat apo prerjet e flokëve guximi nuk është për pjesën më të madhe të njerëzve, pavarësisht modelit apo prerjeve që sugjerojnë profesionistët e flokëve në sezone të ndryshme.

Pas disa muajsh ku prerja që mbizotëroi ishte stili ‘bom’ duket se vera e 2020 sjell modele edhe më të guximshme, si përshembull prerja e rrumbullakosur që përqendron vëllimin tek pjesa e sipërme e kokës, model që e pamë ditën e djeshme tek stilistja Enada At’Nikolla.

Nëse nuk jeni tipi që pëlqeni flokët e mesme apo të shkurtra duhet të keni parasysh që  flokët e gjata këtë sezon janë të çregullta, dhe në ngjyra të ëmbla toke.

Sa i përket flokut të shkurtër, sugjerohet që guximi të jetë në gjithë kuptimin e fjalës, pasi balukja e flokut e shkurtër këtë sezon është e shkurtër e pothuajse e padukshme, dhe nuk përjashtohet në disa prerje edhe rruajtja e kokës mbrapa.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article