KreuCelebrity

Forbes: Kylie Jenner nuk është miliardere, gënjeu!

Në vitin 2010, Bruno Mars këndoi sesi donte aq shumë të ishte një miliarder, dhe të përfundonte në kopertinën e revistës Forbes. Kylie Jenner, më e reja e fisit Kardashian-Jenner, kishte qartë ambicie të ngjashme.

Një hetim i ri nga Forbes ka zbuluar se Kylie Jenner, të cilën revista prestigjoze e kishte emërtuar “ një miliardere të bërë vetë “ marsin e 2019-tës, tregon se në fakt, ajo nuk është e tillë. Ajo rreshton vërtet miliona, por jo aq sa e ka bërë botën të besojë, sipas Forbes.

Si e zbuloi revista këtë? Një përrallë e vjetër sa koha – dokumentet publike. Kur perandoria e make up-it Coty bleu 51 përqind të kompanisë së Jenner, Kylie Cosmetics, dokumentet në dispozicion të publikut treguan se biznesi i Jenner nuk ishte aq fitimprurës sa gazetarët u shtynë të besonin. Reporterët Chase Peterson-Withorn dhe Madeline Berg zbuluan se Kylie Cosmetics gjeneroi 177 milion dollarë gjatë një periudhe 12-mujore përpara se marrëveshja të mbyllej në janar të këtij viti – një shifër kjo shumë më e ulët se “vlerësimet e publikuara në atë kohë”.

Kylie reagoi pas artikullit që tregonte se e kishte “ fryrë artificialisht” pasurinë e saj duke shkruar në Tëitter se “kishte menduar që Forbes kishte një reputacion të mire por gjithë çfarë lexoi ishin thjesht “deklarata të pasakta dhe supozime të paprovuara”. “Unë nuk kam kërkuar kurrë ndonjë titull dhe nuk kam gënjyer që të vendosem atje,” tha ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF