Manastirliu: Ja skenari që do të na çonte në një mbyllje të dytë!

Numri i rritur i të infektuarve me Covid-19 ditët e fundit dhe mundësia e një vale të dytë shpërthimi të virusit kanë qenë temat që u trajtuan mbrëmjen e së enjtes në programin ‘Opinion’ me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu.

Ministrja u shpreh se numri i të infektuarve është rritur si pasojë e lehtësimit të masave, por për momentin situate paraqitet e qëndrueshme.

Pyetjes së Fevziut se cili do të qe ai skenar që do të na kthente në një izolim të dytë, Manastirliu ju përgjigj:

“Nëse do të kishim dyfishim apo trefishim të rateve të reja, krahasuar  me para 2 javësh. Nëse do të kishim rritje të të shtruarve duke shkuar tek 80 të shtruar dhe nëse do të kishim të intubuar 15 – 20 raste, atëherë ne stopojmë. Nuk bëjmë hapa të tjerë. Nëse kjo na rritet do të bëjmë hapa pas”

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article