KreuCelebrity

Sadna, një tmerr me buzët e fryra: aktorja pendohet shumë!

Ndërhyrjet estetike janë kthyer gati në mani, por më shumë, atyre iu drejtohen femra të përfshira në botën e showbizit e kinematografise, ku trysnia për të qenë përherë në formë dhe e pëlqyer, mbetet e madhe. Pre e dëshirave të tilla ra dhe aktorja e serialit indian “Bidaai”, Sara Khan ose siç e njohim ndryshe “Sadna” , e cila vitin e kaluar ka bërë një fryrje buzësh, dhe rezultatin e tregoi përmes disa fotove në Instagram.

Pamjet flasin vetë, dhe atë që është mëse e dukshme për të tjerët, edhe “Sadna” e kuptoi që në fillim: rezultati ishte i tmerrshëm!

Buzët e saj duken kaq artificiale e fansave, nuk I kanë pëlqyër aspak! Aktorja vetë tha se kishin dalë “katastrofë”.” Në fytyrë nuk bëra ndonjë ndryshim, jam e njëjta, por fryva buzët, sepse nuk më pëlqenin të miat dhe ishte një katastrofë , nuk dukesha aspak mirë. Ishin shumë keq, nuk më shkonin fare. Mezi prita që mbushja të shpërbëhej”, rrëfeu ajo ndërsa tani duket është rikthyer në normalitet.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF