KreuCelebrity

Si duket sot ‘Sulo’, 44 vite pas realizimit të “Lulëkuqe mbi mure”!

Ndonëse kanë kaluar 44 vite nga realizimi i filmit ‘Lulëkuqe mbi mure’, batuta dhe shprehje tê marra nga ai film, ne i përdorim ende sot.

Filmi ‘Lulëkuqet mbi mure’ është një prodhim i Kinostudios Shqipëria e Re me regjisor Dhimitër Anagnostin i vitit 1976, skenari i të cilit u bazua në romanin “Bonjakët” të shkrimtarit Petraq Qafëzezi ndërsa një nga aktorët që luajtën në këtë film ishte edhe Krenar Arifi në rolin e Sulos.

Filmi trajtonte përpjekjet dhe ndihmat që dhanë debatikasit dhe të rinjtë shqiptarë në lùftën kundër fashistëve italianë, të cilët pùshtuan Shqipërinë më 7 prill 1939. Ngjarja zhvillohet në një nga jetimoret e Tiranës në vitet e pushtimit të Shqipërisë nga fashistët italianë në fillim të Lùftës së Dytë Botërore.


Por tê rikthehemi tek Sulo, jetimi trim pas së cilit u dashurua kushdo që pa filmin. Ndonëse në moshë fare të re, aktori Krenar Arifi luajti me mjeshtêri rolin e Sulos, duke u kujtuar edhe sot pas më shumë se 4 dekadash.

Sot Krenari nuk i përket më botës së artit, duke preferuar të profilizohet në degë të tjera dhe si i tillë ai ka preferuar të ketë një jetë larg vëmendjes mediatike.


I qethur zero për hir të rolit dhe me shumē vite më pak, sigurisht që është e vështirë të gjesh sot një ngjashmëri mes ‘Sulos’ së atêhershëm dhe ‘Krenarit’ të sotëm.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF