KreuBusull

20 raste të reja me koronavirus; 4 prej tyre mjekë!

20 raste të reja me koronavirus; 4 prej tyre mjekë!

Në 24 orët e fundit janë kryer 297 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive (një më pak se dje), përkatësisht, 15 raste në Tiranë, 2 raste në Krujë, 2 në Durrës, dhe 1 rast në Kamëz.
Janë testuar 65 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 4 raste.

Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte të rasteve të zbuluara nga hetimi i kryer, dhe disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik. Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Në vendin tonë janë 253 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 898 numrin e të shëruarve.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1184 raste.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit.  Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (3 Qershor 2020)
Testime totale                         16817
Testime molekulare                15365
Testime serologjike                 1452
Raste pozitive                          1184
Raste të shëruara                       898
Raste Aktive                             253
Humbje jete                                33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë           172
Krujë             22
Durrës           15
Kamëz            12
Shkodër         10
Mat                 9
Lushnje           6
Berat               2
Fier                 2
Korçë              1
Librazhd          1
Mallakastër     1

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF