KreuCelebrity

Klea Huta dhe Elgit Doda bëhen prindër për herë të parë; vjen në jetë Krid!

Pritjës së ëmbël i erdhi fundi dhe sot më 4 qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë. Klea ka sjellë në jetë pak minuta më parë një djalë të shëndetshëm të cilin mami dhe babi e pagëzuan me emrin Krid.

Prindërit e rinj kanë ndarë lajmin  e bukur me ndjekësit në llogaritë e tyre në instagram duke lajmëruar për ardhjen në jetë të frutit të dashurisë së tyre.

 

 

TE DASHUROJME KRID! 04/06/2020 —————————————————————————————— Dua te bej nje falenderim special per @international_turkish_hospital tek te cilet kam ndjekur gjithe shtatzenine dhe ku jam ndjere si ne shtepine time dhe keto jane fjale zemre sepse @arjana.sina ti me bere te ndihem keshtu dhe te jam mirenjohese e falenderuese deri ne fund per gjithcka ke bere per mua. Ishe pikerisht ti qe me drejtove tek @spitalihygeiatirane per lindjen natyrale qe une kisha deshire duke me thene qe vetem aty duhet te lindja natyralisht. Si perfundim une linda sic doja vete, ne menyre natyrale me epidural dhe eshte eksperienca me e bukur e jetes time. Linda me Dr. Helidon Klosin dhe Mami Shpresen te cilet kane bere nje pune te mrekullueshme, te persosur, duke u kujdesur deri ne momentin e fundit me nje perkushtim te jashtezakonshem. Nuk kam fjale per trajtimin dhe kujdesin qe kane treguar. Mirenjohese pafund te gjitheve qe me keni qendruar prane, miqve te mi me te ngushte, njerezve te afert, familja ime dhe kedo qe eshte interesuar gjate gjithe kesaj periudhe. Faleminderit @gelosia_jewelry qe e gdhende emrin e djalit tone ne ar ? E pac jeten te gjate e te lumtur o Bir. Sot e tutje ne jetojme per ty ?? zot faleminderit Por mbi te gjitha faleminderit ty @elgitdoda dashuria e jetes time, shoku im i jetes, e ardhmja ime, familja ime. Te dua sa sta them me dot me fjale. Faleminderit qe ekziston.

A post shared by Klea Huta • Aмlα • (@kleahuta) on

 

 

Pak nga pak ne po formojme pazellin e jetes tone te dua @kleahuta te dua #KRID

A post shared by PRØDSTAR (@elgitdoda) on

Urime Kleas dhe Elgidit për më të ëmblin dhe kuptimplotin epitet; mami dhe babi!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF