KreuCelebrity

Yllin e Hollivudit e denoncon ish-punonjësja, arsyeja është befasuese!

Sarah Jessica Parker gjendet në telashe me ligjin, dhe arsyeja është një ish punonjëse e saj: Heather Holt pretendon se ylli hollivudian nuk I ka paguar orët shtesë të punës saj për një vit rresht. Dokumentacioni i është dorëzuar tashmë një gjykate në Nju Jork dhe duket se Holt nuk do të kënaqet vetëm me orët e mbledhura, por kërkon edhe interesat për shumën që i detyrohet sipas saj aktorja.

“Të gjithë qytetarët meritojnë që të paguhen për kohën kur kanë punuar. Parker ka shkelur ligjin”, tha avokati i saj, Laërence Spasojevich. Holt është ish menaxhere e njërit prej dyqaneve të këpucëve të aktores, SJP, që është e shtrirë në Las Vegas, Maryland, Dubai, Abu Dhabi e Kanada.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF