KreuStil Jetese

Kafja, ngjyra e preferuar e sezonit!

I thoni mirupafshim kombinimeve “all black” këtë periudhë, sepse trendi i momentit janë nuancat e kafes. Kjo ngjyrë po zë vend gjithmonë e më shumë ketë vit në dollapet e tona, si në mot të ftohtë, ashtu dhe tani që erdhi vera. Ndoshta arsyeja është që fashionistat nëpër botë janë dadhuruar pas saj është se i kujton kombinimet me të zeza, por krijon mundësi për më shumë nuance.

Nga ana tjetër, edhe pse bindja e përgjithshme është që nuk shkon me te zezën, me kombinimin e duhur bëhet edhe kjo, përse jo, e të duket mjaft shik, sidomos nëse në mes ka dhe krijime prej lëkure!

Ato që po kërkohen shumë tani në ngjyrë kafe janë materialet fluide; duket sikur nxjerrin më shumë në pah format, pa rënë në vulgaritet.  

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF