KreuStil Jetese

PRIVÉ – luxury mediterranean villas – Një eco-resort jashtë të zakonshmes !

 

 

Imagjinoni një faqe kodre një peisazh mesdhetar, të qetë dhe romantik, që ngrihet mbi horizontin dhe detin. Pa trafik, pa ajër të ndotur, pa zhurmë. Një parajsë mbi tokë.

Dhe imagjinoi sikur ky vend ju ofron gjithçka që deshironi në një nga rezidencat me moderne dhe luksoze të standartit botëror. Tani pushoni së enderruari dhe ejani të shihni PRIVÈ në brigjet mahnitese të Kepit të Rodonit.

Rrethuar nga natyra e paprekur e kodrave të buta të Kepit të Rodonit, me pamje madhështore të detit që nga lindja e deri në perëndim, vetëm 40 minuta nga Aeroporti i Tiranës ndodhet eco-resorti gjerman PRIVÈ, një oaz i qetësisë dhe i të ndjerit mirë.

I përbërë nga vetëm 7 vila eksklusive me pamje mahnitëse, që flasin gjuhën e një arkitekture moderne, me forma lineare që të kujtojnë horizontin, të ndërtuara rigorozisht në përputhje me standartin gjerman të ndërtimit.

Vilat e PRIVÉ (https://www.instagram.com/prive.kepirodonit.albania/ ) janë ndërtesa ekologjike, me tarraca të gjelbëruara, pishina që shkrihen në pafundësi me horizontin, materiale natyrale dhe hapsira  të mbushura me gjelbërim e aroma mesdhetare.

Një risi absolute e këtij resort luksoz është fakti se ndërtesat e tij janë ndërtesa me konsum të ulët energjie që i përkasin klasës së eficiencës energjitike A, të pajisura me çertifikatë energjitike nga ekspertë austriak.

 

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF