KreuCelebrity

Shpërthen në lot Fjoralba Ponari: Më kanë sulmuar me thikë!

 

Moderatorja Fjoralba Ponari ka qenë e ftuar këtë mëngjes në programin ‘Wake Up’ ku u diskutua rreth ngacmimeve dhe abuzimeve të ndryshme, nisur edhe nga ngjarjet e fundit.

Sa i përket ngacmimeve apo gjuhës së përdorur në rrjete sociale, Ponari u shpreh se në eksperinecën e saj ka vënë re se vajzat janë ato që përdorin më shumë gjuhën e urrejtes karshi saj, dhe sipas moderatores ajo i justifikon këto vajza me faktin se ato mund të kenë qenë të abuzuara dhe përdorimi i gjuhës së urrejtes ndoshta i ndihmon ato të shprehin mllefin e akumuluar.

Mandej teksa biseda mori rrjedhë, Fjoralba rrëfeu historinë më të tmerrshëm që ka përjetuar disa vite më parë, teksa një person i dehur ka dashua ta sulmojë me thikë.

“Në të kaluar kam pasur një rast ku jam sulmuar fizikisht. Kam qenë në vit të parë të shkollës së lartë kur jam sulmuar fizikisht. Kam qenë nën kërcënimin e një thike… Agresori im ishte në gjendje të dehur dhe në ato kushte nuk e di sesi mund të kishte përfunduar. Fatmirësisht aty u ndodhën dy zotërinj që më ndihmuan. Agresori im ishte me kapele dhe nuk e denoncoja dot, pasi zëre se po denoconja një fantazëm. Në atë kohë kam kaluar ankthe shumë të mëdha”; tregoi Fjoraba ndërsa emocionet e kujtimit të atij incidenti e kapluan duke shpërthyer në lot.

Pas këtij episodi ajo tregoi se iu desh të trajtohej me seanca private, dhe duke qenë se prindërit e saj janë mjekë, ata kanë qenë një mbështetje e madhe për të.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF