KreuCelebrity

Dieta mesdhetare paska një rival të fortë: më e mira për dobësim është dieta nordike?

Dieta nordike është një dietë që premton t`ju bëjë të humbni peshë duke e mbajtur njëkohësisht zemrën dhe arteriet te shendetshme, pasi sjell në tryezë fibra, proteina dhe yndyrna “ë mira”. Plot studime kanë dalë në përfundimin se dieta mesdhetare është ajo më e shëndetshmja, por duket se dieta nordike është duke fituar popullaritet gjithmonë e më të madh. Ajo përfshin konsumin e peshkut, perimeve, drithërave integrale, manaferrave, frutave të thata dhe bishtajoreve.

“Këto janë substanca që, falë fuqisë së tyre të lartë të ngopjes, ndihmojnë të mos e tejkaloni masën e ushqimit të konsumuar”, thotë nutricionistja Valentina Schirò. Ajo kujton se fibrat dhe yndyrnat e dobishme janë aleatë të shkëlqyer për shëndetin e zemrës, sepse rrisin nivelin e kolesterolit “të mirë” LDL dhe ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të niveleve të atij “ të keq” HDL, që është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF