KreuCelebrity

Tmerri, Rama paralajmëron rimbyllje: Ja cfarë do të ndodhë!

Këto tre ditët e fundit, numri i të infektuarve me Covid 19 në Shqipëri është shtuar ndjeshëm, e shqetësues është fakti që është rritur dhe shifra e të shtruarve në spital. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nëse situata nuk ndërron, nëse nuk bëhet kujdes e nuk zbatohen rregullat e distancimit social, karantina do të rikthehet.

“Nuk dua të bëhem i bezdisshëm ti përsëris, por jam shumë i shqetësuar e nuk mund të bëj sehir si e keni harruar. Armiku i padukshëm nuk ka ikur. Prej tre ditësh kemi më shumë shtrime sesa në kulmin e epidemisë. E di mirë sesa kanë vuajtur bizneset dhe plagë kanë për të kuruar por nuk kam ndryshuar mendim, në fund të fundit ekonomia bie dhe ngrihet, të vdekurit nuk ringjallet. Nuk dua që ndëshkimet të jenë për qytetarët që shfaqin me moskokëçarje duke harruar rrezikun. Nuk dua as ta mendoj fjalën karantinë por nëse vazhdojmë kështu dhe nuk ndryshojmë sjellje urgjent që sot, nëse të shruarit vazhdojnë të rriten dhe i atyre që kanë nevojë për tubin e frymëmarrjes, me keqardhje por realisht nuk do kemi ça të bëjmë do duhet të rifillojmë nga e para.Prandaj ju lutem ti thërrasim mendjes e të bëjmë gjënë e duhur. E kemi vetë në dorë, e keni vetë në dorë secili prej nesh e ka në dorë të bëjë gjënë e duhur, të gjithë së bashku të ecim përpara të ringrihemi shpejt të shërohemi nga plagët dhe të bëjmë atë që na takon”, tha ai.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF