Alba Cobaj: Nuk kam frikë nga lindja natyrale!

Shtatzania është sa e bukur, aq edhe e sikletshme, sidomos kur vjen fundi dhe duhet të përgatitesh për lindjen. Alba Cobaj megjithatë, e ka marrë me optimizëm, dhe e gjithë kjo falë një teknike që ka zbuluar në Internet, “Hypnobirthing” –që lehtëson dhimbjet e lindjes dhe ankthin e orëve të fundit.

Alba e ka postuar videon në kanalin e saj në YouTube me shpresën të ndihmojë dhe vajza të tjera që presin të sjellin në jetë një fëmijë.

 

View this post on Instagram

 

Shyqyr arrita ta publikoja këtë video në kanal para se të lindja pasi tema që kam trajtuar është shumë me rëndësi për të gjitha femrat që janë ose do jenë shtatzënë. Si t’ia bëjmë për të minimizuar dhimbjet, stresin e ankthin gjatë lindjes? A mund të kemi një lindje pa dhimbje? Pse nuk kam frikë nga lindja natyrale? Ja pse! Hypnobirthing është teknika e menaxhimit të stresit dhe frikës gjatë dhimbjeve të lindjes. Një temë e re që flitet për herë të parë në vendin tonë dhe jam shumë e lumtur të ndaj me ju disa nga informacionet bazë dhe mënyrën si mund ta praktikoni vetë në shtëpi. Për më shumë klikoni linkun në bio dhe bëni tag një mikeshë 🤰🏻 që duhet ta shohë patjetër videon! ❤🙏🏻 Ps: Këtu jam gjatë rutinës simë të ushtrimeve 😍🤰🏻 #pregnancy #9monthspregnant #hypnobirthing

A post shared by Alba Çobaj (@albasarahcobaj) on

“Më pyesni shpesh nëse kam frikë nga lindja natyrale dhe çfarë bëj për stresin dhe ankthin para lindjes. A mund të kemi një lindje me sa më pak dhimbje? Unë mendoj që po, prandaj ju ftoj të ndiqni videon e përgatitur dhe ta ndani me mikeshat tuaja që janë në pritje të ëmbël”, – shpjegon ajo në video.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article