Rrëfeu tani vonë shtatzaninë, Arbana tregon barkun!

“Fotoja ime e preferuar, nga artisti im i preferuar”: këtë ka shkruar Arbana Osmani në krah të postimit të saj në rrjetet sociale, ku shihet me një veshje ekstravagante që i ekspozon barkun që tashmë duket që ka nisur të rrumbullakoset.

Moderatorja e ka rrëfyer tashmë se pret një fëmijë me partnerin e saj Eduart Grishaj, i pari për Edin dhe i dyti për Arbanën që nga martesa e mëparshme ka Jonin, të adhuruarin e saj. Ajo vetë lajmin e dha në një mënyrë mjaft origjinale. “Gëzuar ditëlindjen gjysmës sime më të mirë, shokut tim të ngushtë, njeriut që ka rrëmbyer zemrën time (që shumë shpejt do të bëhet baba). Të dua!”, shkruante pak kohë më parë duke treguar se është në pritje të ëmbël. Arbana dhe Eduarti e kanë që të dy ditëlindjen në 7 maj, ndaj ajo zgjodhi pikërisht këtë datë për të dhënë lajmin e mirë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article