KreuCelebrity

Kohë pa i parë; Sara Hoxha dhe Ledion Liço shfaqen më të bukur se asnjëherë!

 

Ledion Liço prej më shumë se dy vitesh është larguar nga ekrani, e po ashtu ka hequr dorë nga rrjete sociale duke preferuar që të mbajë një profil të ulët publik, ndaj një fotografi apo postim ku duket ish-moderatori do të zgjonte kureshtjen e kujtdo.

Më 13 qershor në familjen Hoxha-Liço ka festë dhe shumë arsye për të festuar. Është ditelindja e Ledionit dhe data nga ku mori zanafillë lidhja e tij dhe Sarës.

Si rrallë kohët e fundit, dyshja Ledion-Sara kanë publikuar një fotografi në llogarinë e Sara Hoxhës në Instagram, teksa kanë nisur të festojnë ditëlindjen e babit të London dhe Roman.

“Duke festuar për Ledion Liçon sonte”; ka shkruar trashëgimtarja e Top Media përbri fotos ku duket çifti i veshur bukur dhe te buzëqeshur.

Sakaq ne nuk e mësuam çfarë dhuratash mori Liço për ditëlindje, ama dimë me siguri se kjo ditëlindje e ka gjetur ish-moderatorin më të plotësuar se asnjëherë si bashkëshort i lumtur dhe baba i dy bekimeve, London Noor dhe Roman.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF