KreuCelebrity

Krisja në martesën me Justin Theroux: Jennifer ruante letrat e dashurisë së Brad-it!

“Cifti i artë” i Hollivudit dukej sikur kishte martesën perfekte, por 5 vjet pasi vunë kurorë, gjithcka mori fund.

Disa javë pasi kishin dalë fjalët për ndarjen, Jennifer Aniston dhe Brad Pitt i habitën të gjithë kur u shfaqën bashkë në restorant, duke qeshur sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Fjalët megjithatë morën prapë hov kur Brad dhe Angelina u fotografuan bashkë me djalin e adoptuar të kësaj të fundit, Maddox, në një plazh në Kenia. Ashtu dhe fansat, ishte pikërisht në atë moment që Jen e kuptoi se I shoqi donte një tjetër.

“ Bota ishte e shokuar, unë gjithashtu. U ndjeva e lënduar, e turpëruar, nervoze”, pat thënë ajo për Vanity Fair. Por letra e dashurisë së Brad-it, aktorja duket I ka ruajtur përgjatë gjithë kohës. Kur I kishte gjetur ish bashkëshorti I saj, Justin Theroux, ishte ndjerë shumë keq.

Megjithëse Jen e kishte siguruar se nuk ndiente më asgjë për Brad, kjo solli një krisje në martesën e saj me Justin, që përfundoi në 2017. Në disa prej letrave, Brad shkruante “Sa e bukur je”, dhe “ Më ka marrë që tani malli për ty”!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF