Mjekja jep alarmin: Në spital janë shtruar me Covid edhe 30 vjecarë!

Mjekja e Spitalit Infektiv, Migena Qato u shpreh se në spital, janë duke u shtruar edhe mosha të reja për shkak të infektimit nga koronavirusi. Ajo rrëfeu për  ‘Klan’ se mes atyre që po marrin trajtim, ka edhe të rinj 30 vjecarë.

Sigurisht që edhe moshat e reja nuk po mungojnë tek të hospitalizuarit, ndaj mosha nuk po paraqet më një faktor riskues nga njëra anë, por edhe lehtësues nëqoftëse mendojmë për pjesën tjetër”, tha Qato.

Mosha mesatare e të shtruave është 60 vjeç, të shtruar për shkak të komplikacioneve janë 50 persona, më shumë se dy javë më parë, ku ishin të shtruar vetëm 28 pacientë. “Numri aktual i pacientëve që paraqiten të infektuar dhe për rrjedhojë dhe të paraqitur në urgjencën tonë, pra të hospitalizuar është evident në rritje. Në urgjencën tonë po paraqiten diku tek 10 raste”, ka shtuar mjekja.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article