KreuCelebrity

Nga varfëria në majat e botës: Adriana Lima, historia e ëngjëllit më të famshëm të Victoria`s Secret!  

Adriana Lima u zhvendos nga Brazilia në New York kur ishte 17 vjec dhe shpejt, u kthye në njërën prej figurave më të famshme në mbarë botën. Ëngjëlli i  Victoria’s Secret që në vitin 2000, ajo ka marrë pjesë në të gjitha prezantimet e brandit deri në 2018-tën, kur hoqi dorë nga “krahët” që e bënë të njohur.

Nënë e përkushtuar e dy vajzave, Valentina dhe Sienna, është dhe një adhuruese e sportit dhe nuk e ka probleme të postojë foto në palestër, fare pa makiazh. Adriana lindi në 1981, në Brazilia. E ëma ishte asistente sociale, ndërsa i ati e braktisi që fëmijë, kështu që e ëma e rriti e vetme. Që në kohën e shkollës mori pjesë në shumë konkurse bukurie, ndaj nuk e pati të vështirë të mendonte se cfarë rruge do të zgjidhte në jetë.

Në moshën 13 vjec fitoi konkursin “Supermodel of Brazil”, dhe në 1996, doli e dyta në “Supermodel of World”. Tre vite më vonë u vendos në New York dhe karriera e saj aty “shpërtheu” , pasi përvec se firmosi me Victoria`s Secret, ishte e kërkuar edhe në pasarelat e Vera Wang, Georgio Armani, Valentino, ndërsa u bë dhe imazhi i Guess. Por ende e tregon se sa të varfër ishin, dhe sesi nuk kishin pasur para të merrnin një avion, ndaj e kujton si njërin prej momenteve më të bukur fluturimin në New York. 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF