KreuCelebrity

Delinda Disha: Covid 19 nuk ekziston!

Edhe pse koronavirusi ka pushtuar botën, e atij i faturohen qindar mijëra vdekje ndërsa infektimet kapërcyen shifrën 8 milionë, ka njerëz që besojnë se i gjithë ky është një komplot I madh! Në opinion po përhapen edhe “teori” të ndryshme konspirative, të cilat nuk kanë fare të bëjnë me empirinë shkencore. Kështu thuhet se virusi Corona është shpikur nga qarqe apo njerëz të caktuar, për qëllime të caktuara, shkruan DW. Në një sondazh të Universitetit Erfurt dhe partnerëve të tij, të bërë nga mesi i majit, thuhet se rreth 17% besojnë në mundësinë e teorive të ndryshme. Lidhur me virusin Corona po qarkullojnë teori sipas së cilave, për shembull, miliarderi amerikan dhe filantropi Bill Gates, do që gjatë procesit të vaksinimit të obligueshëm njerëzve t’u futë në trup edhe një mikroçip, për t’i kontrolluar ata. Aktorja Delinda Disha gjithashtu mendon se  virusi është një mashtrim.

Ajo ka postuar një story në Instagramin e saj ku thotë se kjo po bëhet për të përhapur panik tek populli që të bëjnë vaksinën. Më tej Delinda thotë se kjo është një gënjeshtër që po shkatërron psikologjikisht njerëzit, po ashtu ekonomikisht. Postimin e aktores së e kanë ripublikuar dhe të tjerë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF