KreuBusull

Që prej nisjes së pandemisë janë infektuar 88 fëmijë me Koronavirus; asnjë prej tyre i shtruar në spital!

 

Që prej nisjes së pandemisë së Covid-19 në vendin tonë janë infektuar 88 fëmijë, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk  e ka patur të nevojshme marrjen e ndihmës së specalizuar në spital.

E ftuar në Abc Neës mjekja Gjeorgjina Kuli ka treguar se përgjithësisht fëmijët e prekur me Covid-19 në vendin tonë kanë qenë asimptomatik dhe se ata e kanë marrë virusin nga familjarët e infektuar.

“Në momentin që flasim kemi 88 fëmijë të infektuar. Të gjithë fëmijët janë infektuar nga kontaktet e familjarëve. Pjesa më e madhe e tyre janë asimptomatikë ose me simptoma të lehta. Asnjë prej tyre nuk është i hospitalizuar”, tha mjekja.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF