KreuCelebrity

“ Nuk shkojmë në plazh prej koronavirusit”, mjeku i njohur i jep këtë përgjigje vajzës së moderatores!

Gjithmonë i gatshëm të informojë, mjeku Pëllumb Pipero është kthyer tashmë në simbolin e përpjekjeve të bluzave të bardha kundër pandemisë që ashtu si gjithë botën, ka përfshirë dhe vendin tonë. I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço , aiu përgjigj dhe pyetjeve nëse do të mund të bëjmë plazh sivjet. 

Mjeku siguroi se virusi nuk transmetohet përmes ujit dhe rërës në det, duhet vetëm që të ndiqen protokollet që janë vendosur. Sonila u shpreh se përpara emisionit, e bija i kishte thënë se sivjet nuk do të shkojnë në plazh prej sëmundjes.

“ Unë i them vetëm të mendojë se do të shkojë, por duhet të shkojë sepse duhet ta dijë se virusi nuk transmetohet përmes ujit, ushqimeve, apo nëse shkojmë ne plazh me familjen tonë. Nëse ruajmë protokollet që janë vendosur, që janë kujdesi për duart dhe distanca fizike. Të jetë e qetë se nuk ka korona në bregdet dhe nuk transmetohet në det”, u shpreh Pipero.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF