KreuBusull

Shefja e infektivit ‘tërheqje veshi’ qytetarëve: Ndërgjegjësohuni, në Infektiv pacientët në gjendje të rëndë!

Me rritjen e numrit të të infektuarve në vendin tonë, shefja e Infektivit Najada Çomo ka bërë një thirrje publike kētë mëngjes për t’i kërkuar qytetatëve që të ndërgjegjësohen dhe tê kuptojnë rëndësinë e mbajtjes së maskave nē vende publike si dhe evitimin sa më shumē të jetë e mundur e grumbullimeve.

Ndër të tjera Çomo bëri me dije se Spitali Infektiv po mbushet çdo ditë me pacientë, dhe gjendja shëndetësore e një pjese të tyre është e rëndë.


”Numri i pacientëve të shtruar në shërbim ka ardhur duke u shtuar. Dua të tërheq vëmendjen se një pjesë e madhe e të shtruarve tek Infektivi janë në gjendje të rënduar, një pjesë në terapi intensive. Ajo që dua të thekson është se qytetarë të nderuar, është situatë për t’u shqetësuar nga ana shëndetësore për shëndetin tuaj. Jemi në krye të detyrës për t’ju shërbyer sigurisht. Por keni një detyrim madhor. Të qëndroni sa më larg të sëmurëve, që kanë sëmurë të tjerë. Ulni në maksimum qëndrimin në vende publike, si dhe maska është e vetmja armë mbrojtësi që kemi.  Virusi është mes jush, ju bëni hapin për t’u mbrojtur. Ju bëni hapi që të kujdeseni sa më shumë, në të kundërtën në Shqipëri do të kemi një numër të shtuar të personave. Virusi nuk ka më përzgjedhje, jo vetëm mosha të treta. Janë moshat e reja që e çojnë tek të tjerët duke e çuar te moshat e treta. Kini në vëmendje se ky virus është shumë tepër mes jush tani që u hoqën dhe barrierat, pra vendi është i hapur”, tha Çomo.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF