KreuCelebrity

Rrugës një film i ri për Lady Dianën, por njerëzve nuk ju pëlqen aktorja që do luajë rolin e princeshës!

 

“Spencer” do të quhet filmi më i ri që po realizohet për të shfaqur në ekranin e madh jetën e princeshës më popullore në botë Lady Diana. I gjithë filmi është bazuar vetëm në një epidod të jetës të Dianës dhe pikërisht periudha e vitit 1990 kur bashkëshortja e Charles tashmë kishte kuptuar se martesa e tyre nuk kishte më të ardhme ndaj mënyra e vetme që Diana të dilte nga ajo agoni ishte divorci…  Filmi do të pasqyrojë të gjithë dramën që ndodhë në 3 ditë, përfshi këtu edhe Krishtlindjet e fundit në House of Windsor.

Aktorja që do të ‘veshë’ rolin e Princeshës së Wellsit është Kristen Stewart, mirëpo njerëzt duken se nuk janë aspak dakord me këtë zgjedhje.

Një pjesë e mirë e komentuesve në rrjete sociale mendojnë se Kristen nuk do të mund të luajë një figurë aq të adhuruar nga e gjithë bota dhe shumë prej tyre janë shprehur se e kanë të vështurë të përfytyrojnë një Kristen si Diana…

Megjithatë regjisori ka besim të plotë tek përzgjedhja e tij dhe ai siguron se akrorja do të luajë në mënyrë perfekte rolin e princeshës së ndjerë. Filmi pritet të dalë vitin tjetër ndaj deri atëherë na mbetet të presim se di do duket Kristen Stewart si Diana Spencer.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF