KreuCelebrity

Ishte mirë kur doli nga spitali, ndërron jetë një tjetër pacient qe ishte prekur nga Covid!

Bilanci i viktimave nga Covid 19 në vendin tonë duket se po vazhdon të rëndohet dita-ditës me një ritëm vërtet shqetësues. Nje pacient u njoftua se fundi te kete vdekur teksa rezulton te kete qene i shtruar tek Infektivi pas prekjes me koronavirus.

Raportet ne media tregojne se ai është nxjerrë nga spitali në gjendje të qëndrueshme por ka humbur jetën rrugës për në shtëpi, pranë Lushnjes ndersa po transportohej ne Gjirokaster.

Mësohet gjithashtu se viktima, një 68-vjeçar, vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, kryesorja ciroza hepatike. Ministria e Shëndetësisë thote se ai kishte qene i prekur nga Covid, por ishte negativizuar dhe sipas saj, nderroi jete pikerisht nga sindromi hepato-renal. I njejti institucion bëri me dije sot se janë janë konfirmuar 53 raste pozitive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive. Një 70-vjeçare nga Durrësi vdiq më herët në spitalin infektiv sot, pasi vuante nga një formë e rëndë e leukozës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF