KreuBusull

Koronavirus/ 71 raste të reja dhe 1 vdekje në 24 orët e fundit!

Koronavirus/ 71 raste të reja dhe 1 vdekje në 24 orët e fundit!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dha detajet për situatën nga covid-19 në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit raportohet se një humbje jete është shënuar në spitalin infektiv. Një 62 vjeçar nga Tirana i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar, nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF