“ Sa shumë je plakur”, moderatorja e njohur i jep ndjekëses përgjigjen më të bukur!

Në kohën e operacioneve plastike dhe silikonet, stereotipet e bukurisë duket se për disa, kanë ndryshuar. Ky grup njerëzish nuk arrin më të vlerësojë e shijojë të natyrshmen, dhe ndoshta nuk mund të bëhet totalisht me faj, pasi bombardohet sot me imazhe “kukullash” ( pasojë e një bisturie të zhdërvjellët), të cilat shtyjnë dashur pa dashur drejt një sipërfaqësie therëse, dhe një shpërfilljeje për bukurinë e vërtetë, e cila ndoshta nuk bërtet kaq fort! E tillë bukuri është në moshën 60 vjecare prezantuesja ikonë në Itali, Heather Parisi.

Ndërsa ne e shohim dhe befasohemi me pamjen e saj, disa harrojnë se është një femër në moshë, që i ka thënë jo “plastikës”! Në rrjetet sociale, një ndjekëse i shkruajti së fundi se sa shumë është plakur, duke i kujtuar sa e bukur ka qenë në rini. Heather nuk e humbi qetësinë, por i  “qëndisi” një përgjigje kuptimplotë.

“Ti ke të drejtë! Fytyra dhe trupi im kanë ndryshuar shumë që nga periudha e Cicales apo Disco Bambina. Ka ndryshuar shumë sidomos edhe pas shtatzënisë sime të fundit në moshën 50-vjeçare. Sot jam 60 vjeçe dhe bukuria e rinisë sime nuk më takon më. Por, që në fillim unë vendosa që të mos e ndjek me çdo kusht atë lloj bukurie, që të mos përpiqesha të mashtroja veten edhe kohën duke iu drejtuar operacioneve plastike. Fytyra e plakjes sime është një veprim i së vërtetës dhe përulësisë në të njëjtën kohë. Thjesht, vetëdija ime se përvoja është ajo që na bën unik, jo organet anonime të bukurisë sterotipike, më bën këtë që jam sot. Dhe më beso, nuk do ta ndryshoja kurrë “plakjen” time sot, me “bukurinë” time dje! Sepse sot kam shumë më tepër për të treguar dhe kam një qetësi që nuk e kam pasur kurrë”, ka shkruar ajo.

easy dinner ideas
Previous Article