Xhensila shpenzon shumën marramendëse për dy…

Nëse do të ishte për ne, vëmendjen tonë do ta rrëmbente modeli dhe ngjyra e flokëve të Xhensila Myrtezajt në njërën nga fotot e fundit të postuara prej këngëtares në Instagram. Grimi po ashtu ishte mjaft i bukur, dhe Xhensila dukej super e kuruar. Por faqes “What they wearin”, nuk i shpëtoi një tjetër detaj: dy byzylykët që ajo mban në dorë. Sipas kësaj faqeje, ato që duken kaq të thjeshtë, kushtojnë së bashku plot 4.300 euro:  3.750 njëri dhe 550 tjetri.

Xhensila padyshim që po kalon periudhën e saj më të mirë si në plan profesional, ashtu dhe në atë personal pasi duket mjaft e lumtur në krah të bashkëshortit Bes Kallaku, dhe vajzës, Ajka.

 

easy dinner ideas
Previous Article