KreuCelebrity

Lindja natyrale e Rudina Magjistarit qenka kthyer në frymëzim për të gjitha nënat e reja!

 

Ndonëse interviston me dhjetëra personazhe të njohur çdo ditë, për jetën private të Rudina Magjistarit kemi mësuar dhe parë pak ose aspak. Fare rastësisht këtë të hënë gjatë programit ‘Rudina’ ku ishte e ftuar aktorja e humorit Marjana Kondi, gjatë bisedës u zbulua mënyra e sjelljes në jetë të vajzës së Rudina Magjistarit e cila ka zgjedhur lindjen natyrale.

Marjana Kondi foli rreth statusit të ëmbël të të bërit gjyshe si dhe emocioneve që aktorja ka përjetuar gjatë momentit kur mbesa erdhi në jetë. E bija e Marjanës, Suana kishte planifikuar të sillte në jetë fëmijën nëpërmjet prerjes cezariane, ndonëse e ëma ka tentuar ta bindë vazhdimisht që të tentojë lindjen natyrale, por Suana dukej e bindur në vendimin e saj. Deri sa gjinekologia i përmend ermin e Rudina Magjistarit.

Në momentin që mami Sui do lindte në spital, kishte vendosur që do të lindte me operacion. Edhe unë kisha shumë kohë që në asnjë mënyrë nuk duhet, si çdo nënë duhet të lindësh vetë, me lindje natyrale. Jo po dua, jo po s’dua dhe kur shkojmë në spital, gjëja e parë që i tha mjekes, menjëherë i tha që dua ta bëj me operacion dhe ishte e vendosur për këtë. Në fakt, unë në mënyrë absolute nuk doja, edhe doktoresha i tha, “po mirë, si do ta bësh me operacion kur Rudina Magjistari ka bërë lindjen më të mrekullueshme, që unë gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam parë kurrë lindjen që ajo ka bërë… Dhe vajza e pyeti: Rudina ka lindur në mënyrë natyrale? Po, i tha ajo dhe ka qenë një lindje fantastike, një bashkëpunim i mirë mes meje dhe Rudinës dhe lindja e saj ka qenë një ndër lindjet më të bukura, që unë kam kaq vite punë këtu”; tregoi Marjana

Mjekja kishte treguar se rastin e Rudina Magjistarit ja tregonte të gjitha nënave në pritje në mënyrë që ato të merrnin zemër dhe të zgjidhnin lindjen natyrale nëse s’kishin komplikacione të tjera.

Kaq ka mjaftuar që Suana të ndryshojë mendje dhe frymëzuar nga Rudina Magjistari solli në jetë vajzën në mënyrë natyrale.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF