KreuBusull

Koronavirus në vend/ Sot 67 të infektuar; humb betejën me virusin një 34 vjeçare!

Koronavirus në vend/ Sot 67 të infektuar; humb betejën me virusin

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 67 raste të reja me Covid-19 në vend, ndërsa fatkeqësisht një 34 vjeçare nga Librazhdi ka humbur jetën si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirus, duke shënuar kështu viktimën më të re në vendin tone.

“Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerës”; shkruan MSH rreth ndarjes nga jeta të së resë.

Sakaq vijon të ketë sërish shtrime të reja në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive. Por lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, mes tyre 7 mjekë dhe infermierë, duke e çuar në 1217 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 347 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Kruja me 18 raste, kemi 16 të prekur në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnje, dhe nga 1 rast përkatësisht në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë.  Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF