Lady Diana, sot do të mbushte 59 vjeç! Si e festoi ditëlindjen e saj të fundit Princesha e Popullit!

Më 31 gusht 1997, 23 vite më parë bota mori lajmin  e trishtë se një aksident tragjik i mori jetën princeshës më popullore të botës, Lady Diana!

Nëse do të ishte gjallë, Diana do të qe 59 vjeç por fatkeqësisht bota tashmë numëron përvjetoret e vdekjes!

Më 1 korrik ajo do të festonte ditëlindjen e saj të 59-të, e me siguri do të organizonte një festë të madhe me gjithë të dashurit e saj.., por fatkeqësisht Lady Diana arriti të festojë vetëm 36 ditëlindje në jetën e saj, pasi u nda nga jeta tragjikisht.

Princesha më popullore e botës vdiq vetëm pak javë pasi festoi 36 vjetorin e lindjes. Por si ishte ditëlindja e fundit e Lady Dianës, nënë së Princ William dhe Harry?!

Në 1 korrikun e vitit 1997 në shtëpinë e Lady Dianës erdhën më shumë se 90 buqeta me lule, si dhe një numër i madh kartolinash dhe mesazhesh urimi.

Por me siguri urimi më domethënës për Dianën atë ditë ishte ai i djalit të saj Willim, i cili ndodhej në shkollë dhe organizoi të gjithë shokët që t’i këndonin nënës së tij këngën e ditëlindjes.

Përpos festimeve private në shtëpi, Diana zgjodhi që darkën e ditëlindjes të shkonte në  një pritje të madhe bamirësie, ku veshi një fustan të zi nga stilisti Morokan Jacques Azagury, të cilin ai ja bëri dhuratë mëngjesin e ditëlindjes, që e bënte princeshën të dukej e mrekullueshme.

Eventi i ditëlindjes së fundit të Lady-t u organzua nga Chanel dhe ishte një mbrëmje shumë ‘glamur’ dhe lista e të ftuarve ishte tejet e zgjedhur. Si e fruara e nderit Diana kishte zgjedhur të shoqërohej nga i vëllai Charles Spencer, dhe kjo do të ishte hera e fundit që ajo do ta shihte të vëllain.

easy dinner ideas
Previous Article