KreuCelebrity

Përfundon leja e lindjes; Jonida Vokshi rikthehet në punë!

 

Vetëm dy javë ka qëndruar larg punës moderatorja Jonida Vokshi, e cila solli në jetë vajzën Emi vetem para pak ditësh.

E rikthyer mrekullisht në formë perfekte fizike, tashmë me statusin e mamit, Vokshi ka rinisur punën si moderatore e programit ‘Tapquiz’  në platformën ‘Gjirafavideo’ dhe duket se leja e lindjes për Vokshit ka qenë vetëm dy javë.

Jonida dhe Besniku u bënë prindër për herë të parë më 18 qershor dhe dyshja nuk kanë preferuar të mbajnë një profil të ulët publik që në ditët e parë të prindërimit, pasi ata herë pas here ndajnë me ndjekësit në Instagram momente nga përditshmëria, tashmë si prindër të Emit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF