Shuhet në moshën 91 vjeçare ikona italiane Ennio Morricone!

 

Legjenda italiane e muzikës Ennio Morricone është ndarë nga jeta mbrëmjen e e së dielës. 91 vjeçari kishte thyer femurin (kockën e kofshës) pak ditë më parë dhe mbrëmjen e së dielës ai vdiq në një klinikë në Romë.

Ndarja nga jeta e ikonës u konfirmua nga avokati i tij Giorgio Assumma.

I lindur në Romë në vitin 1928 Morricone ka krijuar kompozimin e parë në moshën 6 vjeçare. Ai studioi muzikë klasike dhe pasi u diplomua nisi të shkruajë kolona zanore në teatër dhe radio.

Më pas ai ka patur disa bashkëpunime me artistët e muzikës Pop, krijimet e të cilit u kthyen në hite. Por famën ndërkombëare, kompozitori do ta merrte kur nisi të shkruajë kolona zanore në kinematografi ku edhe ka marrë një Oscar.

Disa prej filmave që kanë patur kolonë zanore kompozimet e Morricone-s janë bërë të famshëm më shumë për kolonën zanore se për komponentët e tjerë të filmit.

Morricone ka shkruar për më shumë se 500 filma.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article