KreuArt

‘Asaj lamtumirën më të dhimbshme’: publikohet letra e lamtumirës së Ennio Morricone-s!

Dje, më 6 korrik 2020 bota humbi një gjeni. Kompozitori italian me famë botërore, Ennio Morricone mbylli sytë përgjithmonë në moshën 91 vjeçare.


Kompozitori, firmën e të cilit mbajnë mē shumë shumē se 500 kolona zanoresh filmash, ndër ta prodhime tejet të sukseshme të Hollywood, ishte i pērgatitur për largimin e tij dhe para se te ndahej nga jeta ai ka shkruar njē letër lamtumire për mē të dashurit e tij.
Letra e lamtumirës:

 

“Unë, Ennio Morricone kam vdekur! Kështu dua t’ua njoftoj vdekjen time të gjithë miqve që kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe gjithashtu atyre që janë pak larg të cilët i përshëndes me shumë dashuri. E pamundur që t’i përmend të gjithë!
Por, një përshëndetje e veçantë është për Pepuccio-n dhe Roberta-n, miqtë e mi, shumë të pranishëm gjatë viteve të fundit të jetës sonë. Ekziston vetëm një arsye që më shtyn t’ju përshëndes të gjithëve si në këtë letër dhe të bëj një funeral tërësisht privat: Nuk dua t’ju shqetësoj!

Një përshëndetje e përzemërt për Ines, Laura-n, Sara-n, Enzo-n dhe Norbert-in, sepse kanë ndarë një pjesë të madhe të jetës me mua dhe familjen time.

Dua të kujtoj motrat e mia Adriana-n, Maria-n, Franca-n dhe të dashurit e tyre dhe t’u them se i dua shumë.

Një përshëndetje e madhe dhe e thellë për fëmijët e mi, Marco-n, Alessandra-n, Andrea-n, Giovanni-n, nusen e djalit Monica-n dhe nipërit e mbesat e mia Fransesca-n, Valentina-n, Francesco-n dhe Luca-n.

Shpresoj që ata ta dinë sa shumë i kam dashur!

E fundit (por jo nga rëndësia), Maria. Po e ripërtërij dashurinë e jashtëzakonshme që na ka mbajtur së bashku të cilën më vjen keq ta braktis.

Asaj lamtumirën më të dhimbshme.”

Disa nga kryeveprat e tij janë kolonat zanore të ‘The Good, the Bad and the Ugly’, ‘Malena’, ‘Once Upon a Time in the West’, ‘Cinema Paradiso’, e shumë të tjerë! Ceremonia e pērcjelles për në banesën e fundit do të jetë shumë private, duke respektuar kështu dëshirën e ikonës Morricone.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF