KreuBusull

Merret vendimi: në Shqipëri maska e detyrueshme. Kush nuk e mban gjobitet!

Merret vendimi: në Shqipëri maska e detyrueshme. Kush nuk e mban

Pas shtimit të rasteve të infektimeve me Covid-19 në vend, Komiteti Teknik i Ekspertëve e pa të arsyeshme të hartojë rregullin e ri të pakundërshtueshëm, sipas të cilit mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz është e detyrueshme.

Në të kundërt, personat që shkelin këtë masë të re, do të gjobiten.

“Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. Janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejt,” u shpreh Kuli.

Lajmin e bën me dije Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë. Në ditët në vijim pritet të hyjë në fuqi ky vendim.

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF