KreuCelebrity

E FUNDIT/ Xhemi Shehu jep dorëheqjen nga Top Channel!

Pas më shumë se 15 vite në ekranin e Top Channel, moderatorja Xhemi Shehu duket se e ka parë të arsyeshme të shkëputet nga ky televizion.

Burime për Anabel.al bëjnë me dije se Shehu ka dorëzuar dorëheqjen tek drejtuesit e këtij televizioni për arsye që ende nuk janë bërë të ditura.

Pak javë më parë qarkulluan zëra se regjisori Altin Basha dhe një pjesë e trupës së Portokalli janë në bisedime me një tjetër televizion për të krijuar një program tjetër humori, por nuk dihet nëse largimi i Xhemit ka të bëjë me këtë lajm.

Sakaq nga ana e modertores nuk ka patur ende asnjë reagim apo deklaratë publike rreth këtij lajmi.

Dalja e parë e Xhemi Shehut  në Top Channel ka qenë në programin “Shtojzovallet”, nga ku më pas mori pjesë në “Fiks Fare” si velinë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF