KreuBusull

Shtimi i rasteve me Covid-19; Ministria e Shëndetësisë mbyll pishinat në të gjithë vendin!

Shtimi i rasteve me Covid-19; Ministria e Shëndetësisë mbyll

 

Ndonëse ishte konsideruar aktivitet me rrisk të lartë infektimi, pishinat në të gjithë vendin nisën të funksiononin pas daljes nga izolimi. Por rritja e numrit të të infektuarve gjatë javëve të fundit ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë që të marrë masa shtrënguese, duke urdhëruar mbylljen e pishinave në të gjithë vendin.

Urdhri është i obligueshëm për të gjitha bizneset e pishinave në të gjithë territorin e vendit deri në një njoftim të dytë nga ana e ministrisë.

Kujtojmë që dita e sotme theu një tjetër rekord infektimesh në vendin tonë, teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 90 raste të reja si dhe dy humbje jete. Ajo ç’ka është edhe më shqetësuese është fakti që në Spitalin Infektiv në Tiranë ka të shtruar edhe pacientë të moshës tek të 30-tat.

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF