KreuBusull

10 këshilla praktike si të evitoni infektimin me Covid-19 në plazh!

Me rritjen e numrit të infektimeve me koronavirus në vend, Ministria e Shēndetêsisë u bên thirrje qytetarëve për të patur kujdes maksimal për të evituar infektimin. MSH ka publikuar 10 rregulla bazë që duhet të kenë parasysh pushuesit nē plazhe:

1. Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone3 dhe në çdo ambient.

2. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter.

3. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.

4. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen.

5. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë.

6. Shmangni grumbullimet e çdo lloji.

7. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura.

8. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët.

9. Ruani higjenën vetjake dhe kolektive.

10. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF