KreuCelebrity

Djali i David Beckham fejohet me modelen 4 vjet më të madhe, familja i jep bekimin!

“ Jam djali më me fat në botë”; Brooklyn, i biri i David dhe Victoria Beckham njoftoi se është fejuar me të dashurën e tij modele, Nicola Peltz. Brooklyn, 21 vjec dhe Nicola 25 janë në një lidhje prej 9 muajsh.

E duket kaq ka mjaftuar për të kuptuar se “ janë bërë për njëri tjetrin”, dhe familja e tij ia ka dhënë tashmë bekimin. Vetë Victoria u shpreh shumë e kënaqur në rrjetet sociale.

“ Nuk mund të ishim më të lumtur! Ju urojmë të keni për njëri-tjetrin gjithmonë dashuri dhe lumturi për gjithë jetën. Ju duam shumë të dyve”, ka shkruar ajo. Cifti e bëri zyrtare lidhjen e tij në muajin janar përmes disa postimeve në Instagram.  Brooklyn ka qene me pare i lidhur me aktoren Chloe Moretz dhe modelen Hana Cross, të dyja në moshën 23 vjeç.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF