KreuCelebrity

Bebe Rexha tregon hobin e ri, falë të cilit është dobësuar mjaft!

Bebe Rexha tregoi me fotot e fundit se është dobësuar e tonifikuar, dhe kjo falë hobit të ri: bicikletës. Këngëtarja e njohur shqiptare, dy herë e nominuar për cmime Grammy është hapur në Instagram me ndjekësit lidhur me regjimin e saj të ngrënies dhe fitnesit. Ajo tha se kishte shtuar peshë për shkak se “ konsumonte shumë karbohidrate”, ndërsa kishte rënë në dëshpërim.

“ Pastaj mendoja se duhet të dilja nga gjendja ku ndodhesha, dhe nisa të usheqehem shëndetshëm e të merrem me fitness”, shprehet ajo. Me bicikletën ndihet mirë dhe i ka dhënë rezultate.

Këngëtarja rrëfeu se sa është vështirë të shohësh në rrjetet sociale femra me trupa perfekte, ( sidomos kur janë rezultat I ndërhyrjeve), ndërsa pohon se qëllimi i saj është të arrijë trupin e vet  “të ëndrrës krejtësisht natyral”, por për këtë shton se ka ende një rrugë të gjatë përpara.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF