KreuCelebrity

Cosmolive, linja më e re e kozmetikës, që i është bashkuar Olivos, sjell në treg sekretet e bukurisë natyrale!

Cosmolive, linja më e re e kozmetikës, që i është bashkuar Olivos, markës së njohur të sapunëve artizanal sjell në treg sekretet e bukurisë natyrale. Bukuria e vërtetë vjen prej ekstrakteve të natyrës, kështu që baza e linjës është vetëm organike, pa kimikate, duke sjellë serumet, kremrat, skrabet dhe shampot e flokëve të nevojshme për rutinën tonë të bukurisë dhe mirëmbajtjes. Shampot me vajin e ullirit, arganit dhe bishtit të kalit janë efikase për flokët e dëmtuar. Vitaminat A, C, E, omega-6 dhe efekti antioksidues i vajit të arganit ushqejnë flokët, forcojnë rrënjët dhe riparojnë flokët e dëmtuar.

Shampoja me bazë vajin e ullirit është formuar enkas për flokë delikatë, duke i ushqyer dhe hidratuar ata. Flokët dalin më të shëndetshëm dhe krihen më lehtësisht. Ndërsa, shampoja “Cosmolive Horse Tail&Keratin” përdoret për rritjen e shpejtë të flokëve, duke i ushqyer, shkëlqyer dhe forcuar njëkohësisht nga rrënjët deri te majat.

Balsami “Cosmolive Feeding and Strengthening Hair Care” është një produkt ushqyes dhe forcues, i pasur me vajra bimorë që i shkrifin dhe zbusin flokët. Falë përmbajtjes vajore ushqen dhe hidraton folikulat e rrënjëve. Pa paraben, parafin, vazelinë dhe silikon. Vaji i ullirit, i arrës së kokosit, kastorit, dafinës, hithrës, mërsinës, livandës, rozmarinës dhe vaji i agrumeve u bënë bashkë për të krijuar këtë gamë produktesh.

Skrabet me kafe, trëndafil, shegë dhe kajsi pastrojnë njollat kafe, largojnë qelizat e vdekura dhe mbetjet e makiazhit falë efektit piling të sheqerit dhe granulave të teskturës. Nëse do kujtoni gjyshet patjetër do kujtoni edhe ujin e trëndafilit, i cili në kohët e lashta përdorej si eliksir i bukurisë. Pikërisht, kjo linjë kozmetike ofron dhe tonikun e fytyrës për të gjitha llojet e lëkurave duke pastruar, zbutur, hidratuar dhe mbrojtur lëkurën. Ai ka veti antioksiduese dhe aromaterapeutike dhe mbi të gjitha pa paraben, alkool, ngjyrues sintetik dhe glykol.

Për lëkurën e fytyrës kjo linjë ka dy serume : “Qumështi i ullirit” është ekstrakti i parë i ullirit që përmban lipide dhe proteina, të cilat janë efikase kundër njollave dhe rrudhave të lëkurës.

Serumi “Cosmolive Olive Oil Skin Care” ka një formulë të veçantë e mbështetur edhe nga agjentët aktivë të vajit që hidratojnë dhe ushqejnë lëkurën, vitaminën E si dhe Gold Serumin,i cili ushqen dhe hidraton lëkurën. Me përmbajtje ekstraktesh floriri ai është mjaft efikas për zonën e syve, sidomos për lëkurat e thata.

COSMOLIVE AntiWrinkle Cream – Formula e kremit antirudhave është pasuruar me ekstrakte nga mukusi i kërmijve dhe vaj ulliri ekstra të virgjër. Kremi kundër plakjes – COSMOLIVE Antiwrinkle Cream – Efekti i tij në lëkurë është mjaft ushqyes dhe riparues duke ju ofruar shkëlqim, hidratim dhe elasticitet mbresëlënës. Për rezultate të shpejta, përdoreni çdo ditë në fytyrë dhe pjesën e sipërme të qafës. Lëkura do të duket më e gjallëruar, hidratuar dhe më e re.

Cosmolive ka menduar edhe për ambientet tona si shtëpitë apo vendet ku punojmë duke krijuar aromatikët me aromat më të veçanta, formula e të cilave eliminon aromat e pakëndshme në atmosferë, duke ruajtur fragrancën që keni përzgjedhur dhe aromatizuar e freskuar shtëpinë tuaj.

Misioni i kësaj linje është të edukoj klientin me produkte sa më natyrale duke i bërë pjesë të rutinës së tij të përditshme, në mënyrë që ata të jetojnë të lumtur dhe të shëndetshëm.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF