KreuBusull

E infektuar me Covid-19 Eliza Hoxha thyen karantinën! Kryeinfermierja e njohur kërkon që Eliza të dënohet!

Pak ditë më parë këngëtarja dhe deputetja e Partisë Demokratike tê Kosovës Eliza Hoxha nëpërmjet njē postimi në rrjete sociale lajmëroi se ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Sipas rregullave, një person i infektuar nuk duhet të dalë nga shtëpia, edhe nëse ka simptoma të lehta, apo edhe nëse është asiptomatik. Duket se artistja dhe politikania nuk e ka respektuar karantinën dhe është fotografuar në rrugë, nga mediat kosovare.

Kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arta Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj këtij veprimi të Hoxhës dhe madje ka kërkuar edhe arrestimin e saj.
“Kah po ia man oj POZITIVE, nuk po du me te stigmatizu, po po du ti me u denu!!!! Derisa te del lajmi qe je denuar si te tjeret, besom qe nuk rehatohna .”-ka shkruar Sejdiu.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF