KreuBusull

Shifër rekord: regjistrohen 117 raste të reja dhe dy humbje jete nga Covid-19 në vend!

Shifër rekord: regjistrohen 117 raste të reja dhe dy humbje jete nga

Vijon tê rritet numri i infektimeve të reja me Covid-19 në vend, teksa 24 orêshi i fundit ka regjistruar një shifër rekord rastesh të reja.

Ministria e Shêndetêsisê bên me dije se pas testimeve të kryera kanë rezultuar pozitivë 117 persona. Fatkeqêsisht kjo e hënë ka regjistruar edhe 2 humbje jete.

TIRANË- 2 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 117 raste të reja dhe 68 persona të shëruar. Ky është bilanci i situatës me koronavirusin e ri në Shqipëri. Një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese, janë dy viktimat që kanë humbur jetën në luftë e sipër me COVID-19. Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije, se transmetimi i virusit tanimë është shtrirë në disa bashki, ndërsa apeloi që të mos hiqet maska. Ndërkohë që janë kryer 585 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive. Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë. Lajmi i mirë për sot është se ka një numër të lartë të të shëruarve që sot janë 68 pacientë.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF