KreuCelebrity

Brataj jep alarmin: Në teste, po dalin negativë edhe të infektuar!

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka ngritur një tjetër shqetësim madhor të lidhur me koronavirusin, i cili mund të jetë faktor në përhapjen e sëmundjes në vend. Brataj tha për  “Euronews Albania” se ka pasur shumë raste kur persona të infektuar, kanë rezultuar negativë tek prova e tamponit.

Ai bëri thirrje për kujdes duke thënë se vigjilenca nuk duhet ulur as nëse testet nuk dëshmojnë prekjen me koronavirus, pasi nuk qenkan dhe ato 100% të sigurta! Ai tërheq vëmendjen tek simptomat, dhe thotë se duhet të tregohne vecanërisht të kujdesshëm personat që kanë pasur kontakte me të infektuar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF