KreuCelebrity

Del vendimi: Ja kur i hap BE kufijtë me Shqipërinë!

Bashkimi Europian vendosi në 1 korrik të hapte kufijtë e brendshëm të bllokut, por tek ata të jashtëm pati rezerva, ndaj u hartua një listë vendesh të konsideruara si “më të sigurta” prej pandemisë, me nivele të menaxhueshme të koronavirusit, dhe Shqipëria nuk ishte pjesë e saj! Zyrtarë të Bashkimit Europian njoftuan se lista tjeter, ajo e vendeve te treta te mbetura jashte, do të rishikohej cdo dy javë, në varësi të ecurisë së sëmundjes.

Por edhe në përditësimin e ri, nuk ka lajme te mira per vendin tone: qytetarët shqiptarë nuk do të mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian edhe për 15 ditë të tjera. Shqipëria duket se mbetet sërish jashtë listës pasi së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën nuk përmbushin ende kriterin kryesor që lidhet me numrin e infektimeve për çdo 100.000 banorë, i cili per nivelin mesatar europian, duhet te jetë 16.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF