KreuCelebrity

Zbulohet dhurata që cifti Beckham do t`i bëjë djalit për martesë dhe qenka super e shtrenjtë!

Duket që lumturinë për martesën e të birit, David dhe Victoria Beckham nuk do të mjaftohen ta shprehin vetëm me fjalë. Prindërit kanë ndërmend t`I bëjnë një dhuratë tejet të shtrennjte Brooklyn-it për dasëm.

Kështu pasi ai dhe e fejuara e tij të shkëmbejnë premtimet në altar, do të kenë gati ne dispozicion një shtëpi të re, të cilën ta kthejnë në vatrën e tyre familjare. Mësohet se David dhe Victoria nuk do të kursehen për dhuratën ekstravagante që kanë planifikuar t`I bëjnë djalit të tyre 21 vjecar dhe të dashurës së tij 25 vjecare, Nicola Peltz. Dhe shpenzimet mbyllen këtu, pasi thuhet se familja Beckham ka ndërmend të shpenzojë 4 milion paundë për dy dasmat që do të organizohen vitin e ardhshëm. Nicola e ka dhe ajo të atin milioner, megjithatë Beckhamët bëjnë “detyrën” e tyre!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF