KreuBusull

COVID/ 4 humbje jete dhe 85 raste të reja; mes viktimave edhe një 21 vjeçare!

COVID/ 4 humbje jete dhe 85 raste të reja; mes viktimave edhe një 21

Ka rezultuar fatal për një 21 vjeçare infektimi me Covid-19 dhe pas disa ditësh e shtruar në Spitalin Infektiv e reja nuk ka mundur të përballojë komplikacionet e shkaktuara nga virusi dhe fatkeqësisht është ndarë nga jeta, duke shënuar kështu viktimën më tē re nga Covid-19 në vend.

Nē 24 orëshin e fundit janë regjistruar 4 viktima dhe 85 infektime të reja.
Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49 vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejen me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mëdha qe po bën stafi mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze.

Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 361 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 85 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, 5 në Tropojë, 3 në Elbasan, nga 2 raste në Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Berat, Kamëz, Pogradec, Ura Vajgurore.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar në 2091 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1560 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF