KreuCelebrity

Ndërroi jetë tek Infektivi, flet xhaxhi i 21 vjecares: Nuk vdiq nga Covid!!!

Ndërroi jetë tek Infektivi, flet xhaxhi i 21 vjecares: Nuk vdiq nga

Dhimbja ka pushtuar familjen e Amantia Çarçiu, 21 vjecarja që u cilësua si viktima më e re e Cobid 19 në Shqipëri. Port ë afërmit kërkojnë dhe drejtësi e duan të zbardhen plotësisht rrethanat e kësaj fatkeqësie. Xhaxhai I vajzës, Fredi bëri një deklaratë të fortë për “Newsbomb.al”, u tha se mbesa e tij nuk ka vdekur nga koronavirusi.

“Vajza ka vuajtur nga diabeti dhe bajamet, ka shkuar në spital me temperaturë nga bajamet. Ka qenë më temperaturë të vazhdueshme disa ditë. Ne nuk e dërguam menjëherë në spital sepse e dinim si ishte gjendja të Infektivi dhe për më tepër e dinim që temperaturën ia shkaktonin bajamet.

Vajza kishte një javë e shtruar në spital por e kishte kaluar tre-katër herë këtë krizë.Nëse ajo është viktimë e covid-it, atëhere e kanë vrarë ata. Kam tre javë që kam ardhur nga Gjermania dhe doja të dilja me të dhe jo ta varrosja.

Në 24 orët e fundit, para se të ndërronte jetë, vajza ka folur me mua në kamera: më vjen shumë keq që s’e regjistrova videon. Humba dritën e syve”, ka thënë ai duke shtuar se  asnjë prej familjarëve të Amantias, përfshirë edhe të ëmën që i ka ndenjur te koka gjatë ditëve me temperaturë, nuk janë testuar pozitivë me koronavirus.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF